Katër të lënduar nga një vetaksident në Dren të Zubin Potokut

Katër persona janë lënduar pas një vetaksdeti në fshatin Dren të Zubin Potokut.

Sipas policisë në aksidentin e ndodhur të enjten ka qenë e përfshirë një veturë udhëtarësh.

“Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar vozitësja femër kosovare dhe tre pasagjerët (dy meshkuj dhe një femër kosovare) të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.