Epoka Neuer drejt fundit, Bayern gjen portierin e ri në Angli. Është 23 vjeç dhe konsiderohet si një portier me të ardhme të madhe

Epokës së Manuel Neuer te Bayern Munich po i vjen fundi. Portierit gjerman që mbush 40 vjeç muajin tjetër, i skadon kontrata në qershor të këtij sezoni, por ka të drejtën për rinovim edhe për një vit tjetër.

Për shkak të moshës, por edhe dëmtimeve dhe gjithçkaje tjetër, te Bayern janë të vetëdijshëm se duhet të gjejnë një portier të ri. Mediet gjermane zbulojnë se objektivi parësor i bavarezëve për portën e tyre është holandezi i Brighton, Bart Verbruggen.

23-vjeçari ka bindur vëzhguesit e Bayern dhe konsiderohet si një portier me të ardhme të madhe. Kontrata e tij me Brighton skadon në qershor të vitit 2028. Vlera aktuale në treg sipas Transfermarkt.com është 35 milionë euro, por Brighton ka treguar se është një klub shumë i vështirë në negociatat për shitjen e lojtarëve dhe Bayern-in e pret një punë e madhe përpara për të bindur klubin anglez për marrëveshjen e mundshme me portierin holandez.

The post Epoka Neuer drejt fundit, Bayern gjen portierin e ri në Angli. Është 23 vjeç dhe konsiderohet si një portier me të ardhme të madhe appeared first on Telesport.