E ofendoi arbitrin me fjalën “klloun”, asnjë sanksion për Mbappe në horizont

Klima e krijuar në ambientin madrilen kundër arbitrimeve, me televizionin e klubit në krye, duket se ka ndikuar edhe te Kylian Mbappé. Francezi, zakonisht me profil të ulët në protesta, këtë sezon ka shtuar reagimet, duke kërkuar shpjegime me më shumë ashpërsi, madje me fyerje si në Valencia.

Në La Liga vetëm kapitenët mund t’i drejtohen arbitrit. Te Real Madridi këtë rol e ka Valverde (me Carvajal në stol), por së fundmi është Mbappé që merr fjalën. Kundër Valencias, kamerat e DAZN e filmuan teksa u acarua me arbitrat dhe me të katërtin për një pozicion jashtë loje pa ndikim. Kulmi ishte kur artikuloi fjalët ofenduese “klloun, kokëtrashë” për arbitrin.

Edhe në Francë janë habitur. Në ndeshjen me Espanyol (22 shtator), Martínez Munuera e paralajmëroi “të lutem, po rrezikon”, pas një kartoni të verdhë për protesta. “Nuk ka sanksion në horizont, por është çështje imazhi”, – shkroi “L’Equipe”, duke përmendur edhe simulimet e fundit të tij pa ndëshkim.

Mbappé i zemëruar me arbitrat: Çfarë kllounësh jeni, dua shpjegime…

The post E ofendoi arbitrin me fjalën “klloun”, asnjë sanksion për Mbappe në horizont appeared first on Telesport.