Këshilli i Bashkimit Evropian ia ka zgjatur mandatin emisarit evropian për dialogun e Brukselit, Peter Sorensen.
“Mandati i Peter Sorensen si Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë u zgjat për dy vjet, deri më 29 shkurt 2028”.
Ai ishte emëruar në këtë pozitë në janar të vitit 2025.
Sorenseni vizitoi për herë të fundit vendin tonë më 14 janar nga ku tha se shpreson që viti 2026 do t’i japë Kosovës atë që nuk ia dha viti që shkoi.
“Urime Viti i Ri dhe urime për zgjedhjet. Presim të konstituohet Kuvendi dhe të formohet Qeveria. Shpresojmë që viti 2026 të na jap atë që viti 2025 nuk na e dha”.










