Qeveria “Kurti 3” do të shqyrtojë sot në mbledhjen e parë të kabinetit të ri qeveritar një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare, tregon rendi i ditës i takimit të parë.
Si pikë e parë e rendit të ditës është vendosur shqyrtimi për ratifikim i Marrëveshjes me Bashkimin Evropian në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor.
Plani i Rritjes është një pako e mjeteve financiare që Komisioni Evropian ndan për zhvillimin e infrastrukturës dhe rritjes së sektorit privat në Ballkanin Perëndimor.
Në janar të këtij viti, Komisioni Evropian ndau 171 milionë euro nga kjo pako prej të cilës përfituan të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Kosovës dhe Serbisë.











