Spalletti merr lajme të mira para sfidës me Inter, rikuperon dy lojtarë për sfidën në “San Siro”

Pasi barazoi kundër Lazio në sekondat e fundit të ndeshjes së radhës në kampionat, Juventus po përgatitet për ndeshjen e madhe në “San Siro” kundër Inter, të shtunën në mbrëmje.

Pas ditës së pushimit të dhënë nga Luciano Spalletti, bardhezinjtë kanë dy ditë që përgatiten në Continassa. Dy përditësime të rëndësishme erdhën nga selia e “zonjës së vjetër”.

Njëri ka të bëjë me Weston McKennie: amerikani u stërvit veçmas për shkak të pesë qepjeve në tibia, nga prerja që pësoi të dielën. Gjithsesi, ai do të kthehet me pjesën tjetër të shokëve të tij të ekipit sot dhe pritet të jetë titullar.

Ka edhe lajme inkurajuese edhe për Francisco Conceiçao. Portugezi është rikuperuar nga problemet muskulore që e detyruan të humbiste ndeshjen kundër Lazio dhe ishte kthyer me grupin dje.

Lojtari 23-vjeçar është i vendosur të jetë në ndeshjen që luhet Milano me çdo kusht. Ai është stërvitur i vetëm edhe kur skuadra ishte pushim, duke dhënë sinjale shumë të qarta për Spalletti.

The post Spalletti merr lajme të mira para sfidës me Inter, rikuperon dy lojtarë për sfidën në “San Siro” appeared first on Telesport.