Mario Balotelli ka denoncuar se është bërë “viktimë” e fyerjeve raciste gjatë një ndeshjeje në Dubai. “Sot, gjatë një ndeshjeje, isha viktimë e fyerjeve raciste disa herë. M’u tha vazhdimisht: Uh, uh, uh, shko ha banane”, – shkroi ai në Instagram.
“Unë gjithmonë e dënoj çdo akt racizmi, nuk e prisja këtu. Shpresoj të merren masa serioze për të shmangur që të përsëritet”, – shtoi “SuperMario”, i cili prej pak ditësh ka rifilluar karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe, te Al-Ittifaq në Dubai. Balotelli ishte pa skuadër që nga viti i kaluar, pas përvojës zhgënjyese te Genoa.
“Nuk mund të ketë absolutisht vend për racizmin në futboll apo në shoqëri dhe kjo sjellje nuk mund të konsiderohet normale, as të justifikohet apo të injorohet. Flas hapur për të rritur ndërgjegjësimin. Nuk ka të bëjë vetëm me mua, por me çdo futbollist që ka qenë viktimë. Tani mjaft, mjaft është mjaft”.
The post Balotelli shpërthen nga Dubai: Më thanë ‘uh uh, shko ha banane’. Mjaft është mjaft appeared first on Telesport.










