Caktohet ora për seancën e formimit të qeverisë

Seanca për formimin e Qeverisë është thirrur për në orën 20:45.

Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu i ka ftuar në këtë seancë ambasadorët e akredituar në Kosovë.

Para pak minutave, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e qeverisë.