Deputeti Agim Bahtiri më 10 tetor të vitit 2025 ishte shprehur i bindur me prerje dore se nuk do ta votonte Listën Serbe kur Vetëvendosja po kundërshtonte një nga një kandidatët e kësaj partie për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.
“E kam deklaruar dh do të deklaroj përsëri se e pres dorën dhe nuk e votoj listën serbe se e kam mendimin tim dhe të kolegëve të mi të Lëvizjes Vetëvendosje”, deklaronte Bahtiri
Mirëpo Bahtiri si vetë partia i ka rënë pishman. Këtë të mërkure ka qenë në mesin e deputetëve të VV-së që kanë votuar në pako për nënkryetarët e Kuvendit, aty ishte edhe Sllavko Simiqi i Listës Serbe.
Top of Form
Bottom of Form










