“Patriotë e ‘musteqezinj’”, Ramadani: VV-ja sapo e shpërlau Simiqin

Burim Ramadani që ishe kandidat i AAK-së për deputet, ka reaguar për votimin e Sllavko Simiqit edhe nga deputetët e Vetëvendosjes për postin e nënkryetarit të Kuvendit.

Ramadani ka thënë se sot VV-ja pas dy vjet e gjysmë akuzash nga qeveria e Albin Kurtit ndaj Listës Serbe për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë, ka vendosur që ta shpëlajë Simiqin.

Postimi i tij:

Këta janë deputetët që zgjodhën një terrorist për Nënkryetar të Kuvendit.

Kjo sipas qëndrimit zyrtar të Qeverisë së Kosovës që 2 vjet e gjysmë.

Patriotë e ‘musteqezinj’, me 3 vota kundër e me 6 abstenime, deputetët që sapo u betuan që ta mbrojnë e ruajnë Kosovën, e votuan Sllavko Simiqin për Nënkryetar të tyre.

Jo pse besojnë vërtetë që Sllavko Simiq nuk është terro*rist, por sepse kështu ka vendosur VV-ja.

Prandaj, merrni hov burra e gra, sepse VV-ja sapo e shpërlau Sllavkon, rrjedhimisht opozita nuk bëri zë dhe iu bashkua.

I thënçin opozitë!

Kjo klasë politike do të pësojë keq, por para saj pëson keq Kosova!