Ish-deputetja Rrezarta Krasniqi ka reaguar për votimin e Slavko Simiqit si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës si pako me nënkryetarët e tjerë, me votat e Lëvizjes Vetëvendosje që ka cilësuar vazhdimisht Listën Serbe si organizatë terroriste.
Krasniqi ka thënë se Vetëvendosja u zmbraps nga qëndrimi për Listën Serbe.
Ajo ka thënë se ai që dje cilësohej si rrezik kombëtar, sot kaloi si pako poste.
“E lëshuan bajrakun… me stil. Ai që dje ishte “rrezik kombëtar”, sot kaloi si pako poste, pa zhurmë, pa skrupull”, ka shkruar Krasniqi.
“Një vit britma e bllokada, e në fund votë për shokun e Mimozës e mikun e Radoiçiqit. Politika juaj: sot armik, nesër koleg”, ka thënë ai.









