Ish-eprori i UÇK-së nga batalioni “Atlantiku”, Uk Lushi ka komentuar votimin e kandidatit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit si pjesë e pakos nga të gjithë deputetët e VV-së.
Ai ka sfiduar deputetët e VV-së që të tregojnë nëse Slavko Simiqi ka aderuar në partinë e tyre.
Postimi i tij:
Një pyetje për të gjithë anëtarët e partisë perisnale të Albin Kurtit e sidomos intelektualët e VV-së:
a mos ka kaluar Slavko Simić nga Lista Serbe në VV përderisa krejt deputetët e VV-së, gjegjësisht 100% e VV-së, e votuat sot në Kuvend?!
A guxoni ndonjëherë të flisni o shkollovana intelektualë të VV-së?!










