Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se ende nuk është marrë vendim lidhur me emrin e shefit të Grupit Parlamentar të kësaj partie.
I pyetur nga GazetaBlic nëse LDK-ja ka përcaktuar se kush do ta drejtojë grupin parlamentar në legjislaturën e re, Haziri u shpreh shkurt: “Nuk është vendos ende”.
Ai nuk dha detaje të tjera, ndërsa pritet që vendimi të merret në kuadër të strukturave të partisë para konsolidimit të plotë të Grupit Parlamentar.









