Pas ndeshjes Napoli–Como, të humbur me penallti, Antonio Conte deklaroi: “Nderim për djemtë, sepse nuk ishte ndeshje e thjeshtë. Përballë kishim një Como të plotë dhe me dhjetë ditë pushim, ndërsa ne luajtëm tri ditë më parë në Genoa. Humbëm një tjetër lojtar (McTominay), po shkojmë përtej potencialit tonë aktual.
Sot kemi pak burime njerëzore, që s’kanë lidhje me ambiciet që duhej të kishim. Djemtë po bëjnë gjëra të shkëlqyera. Fituam Superkupën në emergjencë totale dhe kemi edhe një titull në vitrinë. Me këtë grup të limituar lojtarësh, çdo ekip do ta kishte të vështirë. Faleminderit tifozëve; arritëm një centimetër larg nga kualifikimi”.
Sezoni është goditur nga shumë dëmtime: “Si ta parashikosh dëmtimin e Di Lorenzos, Lukakut apo De Bruyne? Si ta parashikosh që Gilmour ka pubalgji dhe duhet të operohet? Duhet të shkojmë në vende të shenjta e të lutemi. Janë dëmtime të rënda për gjithë vitin. Në merkato klubi tha se s’mund të bëhej gjë; sollën dy të rinj për ndihmë. Po bëjmë diçka jashtëzakonisht të pabesueshme”.
Për titullin: “Janë 9 pikë diferencë dhe flisni për titullin. Interi po ecën mirë, janë Milani dhe Juventusi. Le të jemi seriozë, përndryshe bëhemi qesharakë”.
The post Conte: Titulli? Janë 9 pikë diferencë nga kreu. Të jemi realistë, përndryshe bëhemi qesharakë appeared first on Telesport.










