Tek Inter marrin dy lajme të mira, para supersfidës me Juventusin

Inter pret Juventusin të shtunën në “San Siro”, në një ndeshje që rëndësi ka vetëm fitorja. Ditën e sotme, zikaltrit kanë marrë dy lajme të mira para kësaj supersfide.

Nicolo Barella dhe Hakan Calhanoglu janë rikthyer sot në stërvitje me pjesën tjetër të grupit dhe do të jenë në dispozicion të Cristian Chivu që nga minuta e parë, për të shtunën.

Calhanoglu ka vuajtur nga një tërheqje muskulore në kofshën e majtë, u dëmtua gjatë ndeshjes ndaj Napolit më 11 janar. Barella u dëmtua në seancën stërvitore para sfidës me Borussia Dortmund në Champions League. Italiani pësoi një tërheqje në këmbën e djathtë. Barella pritet të jetë në formacion nga minuta e parë ndaj Juventusit, ndërsa Calhangolu ta nisë nga stoli.

The post Tek Inter marrin dy lajme të mira, para supersfidës me Juventusin appeared first on Telesport.