Liverpool nxjerr në treg Federico Chiesa-n, çmimi për italianin do t’u befasojë. Lajm i keq për ekipet e Serie A

I lënë jashtë listës për në Champions League dhe me një rol tërësisht dytësor në kampionat dhe në kompeticionet e tjera, Federico Chiesa do të largohet në fund të këtij sezoni nga Liverpool.

Kontrata e italianit me Liverpool-in skadon në vitin 2028, por ai do të largohet që këtë verë, për shkak se kërkon më shumë minuta në dispozicion dhe një ekip ku të ketë mundësinë të jetë protagonist.

“CaughtOffside” zbulon se Liverpool ka vendosur që tani për largimin e Chiesa-s, por kjo gjë do të ndodhë vetëm për një ofertë 25-30 milionë euro. Për sulmuesin italian ka interes të madh nga tri klubet e Serie A, si Juventus, Roma dhe Napoli, por çmimi i kërkuar nga Liverpool, është pak i vështirë për t’u pranuar nga tri klubet në fjalë.

Chiesa u transferua në verën e vitit 2024 nga Juventus te Liverpool për 12 milionë euro, por edhe pse nuk ka qenë titullar dhe ka luajtur shumë pak te të kuqtë, ata e vlerësojnë tani më shumë se dyfishin e çmimit që paguan te bardhezinjtë.

The post Liverpool nxjerr në treg Federico Chiesa-n, çmimi për italianin do t’u befasojë. Lajm i keq për ekipet e Serie A appeared first on Telesport.