Argjentina shtrëngon rregullat e kombëtares. Me këtë kufizim, Messi do të mbetej jashtë

Federata e Futbollit të Argjentinës (AFA) ka miratuar një rregull të ri që ndryshon ndjeshëm rrugën e talenteve të rinj. Lojtarët që transferohen jashtë vendit pa firmosur më parë një kontratë profesioniste me një klub argjentinas nuk do të grumbullohen në përfaqësueset bardhekaltër. Qëllimi është i qartë; mbrojtja e klubeve vendase dhe e investimit në akademi.

Ligji mbështetet te “patria potestad”, që u lejon prindërve të vendosin për të ardhmen e fëmijëve deri në 18 vjeç. Në Argjentinë, kontrata e parë profesioniste mund të nënshkruhet nga 16 vjeç; largimi më herët sjell vetëm dëmshpërblim formimi, jo transferim real. Masa nuk i ndalon këto largime jashtë Argjentinës, por i dekurajon.

Shembulli simbol mbetet Lionel Messi, i larguar 13 vjeç te Barcelona. Me këtë rregull të ri, sot nuk do të bëhej dot pjesë e kombëtares argjentinase. Rastet e fundit të Lucas Scarlato (16 vjeç, nga River te Parma) dhe Milton Pereyra (17 vjeç, nga Boca te Napoli) e përshpejtuan vendimin në fjalë. Reagimet janë të ndara; ka klube pro, kritikë që paralajmërojnë rrezik për talented etj. AFA beson se fanella e Argjentinës do të mbetet prioritare për cilindo talent në zgjedhjet e bëra.

The post Argjentina shtrëngon rregullat e kombëtares. Me këtë kufizim, Messi do të mbetej jashtë appeared first on Telesport.