Lirohet nga akuza arsimtari që hodhi në shportë simbolet kombëtare

Është liruar nga akuza arsimtari, Muhamet Hajredinaj, i cili akuzohej për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”, pasi që kishte hedhur në shportë të mbeturinave plisin dhe flamurin kombëtar.

Hajredinaj akuzohej se në cilësinë e mësimdhënësit të gjuhës angleze në shkollën fillore “Xhemajl Mustafa”, në Prishtinë, duke ditur që më 27 nëntor të 2024-tës kremtohej në shkollë Dita e flamurit kombëtar, në prani të nxënësve ka marrë flamurin kuqezi dhe plisin dhe i ka hedhur në shportën e mbeturinave.

Pas rastit, i akuzuari Hajredinaj ishte pezulluar nga puna në shkollën “Xhemail Mustafa”.

Nuk i lejoi simbolet kombëtare në shkollë, ngritet aktakuzë ndaj mësimdhënësit Hajredinaj