Ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko ka thënë se procesi gjyqësor në Hagë po e deformon atë që ka ndodhur në luftën e Kosovës.
Më tej në shkrimi ai ka thënë se ky proces i deformuar në Hagë, po justifikon dhe amniston protagonistin dhe drejtuesin shtetëror serb, Sllobodan Milosheviç të akuzuar për krime lufte në Kosovë.
“Procesi gjyqësor në Hagë po deformon atë që ka ndodhur në Luftën e Kosovës! Ai fyen aksionin ndërkombëtar të Perëndimit në krah të shqiptarëve, përballë një aksioni shtetëror i cili është trajtuar nga e drejta ndërkombëtare, si krim lufte! Ky proces i deformuar në Hagë, po justifikon dhe amniston protagonistin dhe drejtuesin shtetëror serb, Sllobodan Milosheviç të akuzuar për krime lufte në Kosovë! Mbas këtij procesi, mbetet që gjykata të vlerësojë edhe dëmin që Kosova duhet ti paguajë Serbisë!… Turp!”, shkruan Majko.









