Në lagjen San Giovanni të Romës, në “via Gallia”, në fillim të vitit u shfaq murali “Eterno”, vepra e fundit e artistit të njohur të rrugës Drugi, i lidhur prej kohësh me ngjyrat verdhekuqe. Në qendër është Francesco Totti. Fëmijë dhe burrë bashkë, në një kalim simbolik që rrëfen premtimin e mbajtur dhe ndoshta paralajmëron rikthimin legjendar në role të reja.
“Ideja lindi një mbrëmje në dhomën time, duke parë një intervistë të tij, – tha Drugi. – Për Romën, Totti përfaqëson gjithçka. Doja ta tregoja në mënyrë romantike…, Totti i vogël i vendos shiritin Tottit të madh dhe ai duket sikur i thotë: Do të bëhesh legjendë”.
Pas realizimit, reagimet ishin të shumta: “Mesazhi i Francescos nuk erdhi, por shpresoj ta ketë parë në rrjete sociale”. Për një rikthim të mundshëm te Roma, Drugi shton: “Do të ishte fantastike. Kur dëgjon emrin Totti, ndihesh menjëherë më i sigurt”.
The post Totti rikthehet te Roma? Artisti i muralit: Kur dëgjon emrin e tij ndihesh më i sigurt appeared first on Telesport.










