Alvaro Morata flet për situatën e tij personale dhe ndarjen e përfolur nga bashkëshortja, Alice Campello. Sulmuesi spanjoll i Como-s, në emisionin “Fiesta” në “TeleCinco”, u shpreh: “Po vuajmë sepse jemi dy persona që e duam njëri-tjetrin, por nuk arrijmë të kuptohemi. Alice nuk po e përjeton më keq se unë. Shumë media shkruajnë se ajo është e shkatërruar, por nuk është kështu, të dy po vuajmë”.
Më pas ai mohoi kategorikisht zërat për praninë e një personi të tretë në marrëdhënien e tyre: “Nuk ka asnjë shoqe speciale apo diçka tjetër, nuk më përket tani. Ditën që do të kem një shoqe speciale, do të jem me të normalisht dhe do ta shihni. Kush thotë se ka një person të tretë në mes, me një ndarje të tillë dhe me fëmijë të përfshirë, nuk ka zemër”.
The post Morata thyen heshtjen: Unë dhe Alice e duam njëri-tjetrin, por nuk arrijmë të kuptohemi appeared first on Telesport.










