Spalletti, “show” në televizion. Puth “live” gazetaren për të shpjeguar penalltitë pas Juve-Lazio

Moment i papritur në fund të ndeshjes Juventus-Lazio në Dazn. Luciano Spalletti, duke folur për konceptin e penalltisë në futbollin modern, u ndal te përkufizimi i kontaktit që mund të çojë në 11-metërsh.

Papritur, duke iu drejtuar gazetares Federica Zille, që po e intervistonte, ai e pyeti: “A mund të të jap një puthje? Edhe ky është kontakt”, dhe më pas e puthi në shpatull. Fillimisht e surprizuar, gazetarja reagoi me një buzëqeshje. Spalletti vijoi: “Të të jap një përkëdhelje (dhe e përkëdhel Zille)? Është kontakt. Duhet parë çfarë lloj kontakti bëhet apo nëse është përplasje”.

Në fund të intervistës, Diletta Leotta e ftoi Spallettin në studio, ndërsa ai u përgjigj me shaka: “Në rregull, por dua ‘kontakt’ dhe një puthje edhe me ju”.

The post Spalletti, “show” në televizion. Puth “live” gazetaren për të shpjeguar penalltitë pas Juve-Lazio appeared first on Telesport.