Nga Anglia vijnë lajme të bujshme. Manchester United e ka vendosur Sandro Tonalin në krye të listës së dëshirave për verën. Sipas “The Telegraph”, mesfushori italian 25-vjeçar i përshtatet planit të rinovimit të mesfushës në “Old Trafford”, sidomos pas deklaratave të qarta të agjentit të tij lidhur me të ardhmen e lojtarit.
Sipas mediave britanike, Juventusi ka interes konkret për ta rikthyer në Serie A, ndërsa Tonali është lidhur edhe me Arsenalin. Po kështu, Manchester City e ka monitoruar përparimin e tij. Megjithatë, ish-lojtari i Milanit mbetet një nga profilat më të ndjekur nga “Djajtë e Kuq”, së bashku me Elliot Anderson dhe Adam Wharton. Pas largimit të Casemiro nga “Old Trafford”, në fund të sezonit, planet duket se lidhen.
Tonali, tashmë në sezonin e tretë në Angli, ka kontratë me Newcastle deri më 2029, me opsion edhe për një vit. Në rast ofertash nga Manchester United, pritet kërkesë mbi 100 milionë sterlina (115 milionë euro), duke u krahasuar me çmimet e Enzo Fernandez, Moisés Caicedo dhe Declan Rice. Agjenti Giuseppe Riso deklaroi: “Newcastle e ka të vështirë ta lërë Sandron të largohet, ai dëshiron ta udhëheqë klubin në Champions League. Do të vlerësojmë dhe vendosim në verë. Nuk kemi preferenca, është herët”.
Newcastle është aktualisht në “play off” të Champions-it kundër Qarabag dhe renditet i 12-ti në Premier League, duke e bërë kualifikimin në Europë të vështirë.
The post “Ankand” mes gjigantëve për Tonalin, në krye të listës së dëshirave te Manchester United appeared first on Telesport.










