Interi +8, shifrat thonë se është arratisje vendimtare për titullin. Por ai precedent me Milanin…

Përmbysja e fortë ndaj Pisa, e shoqëruar me humbjen e Napolit dhe barazimin e Milanit në “Olimpico”, mund ta kenë vendosur praktikisht titullin në duart e Interit, pa llogaritur këtu fitoren e djeshme 5-0 ndaj Sassuolo.

Zikaltrit e Chivu, pas javës së 24-t, kanë 8 pikë avantazh ndaj ndjekësit më të afërt, “Djallit”, i cili ka luajtur një ndeshje më pak. Që nga rikthimi i Serie A me 20 skuadra (2004/05), sa herë një ekip ka pasur 5 ose më shumë pikë avantazh në këtë fazë të kampionatit, në fund ka fituar gjithmonë “scudetto”. Në mbi 20 vite, kjo ka ndodhur 9 herë dhe gjithmonë ka përfunduar me titull.

Megjithatë, tifozët e Interit kanë arsye për kujdes për shkak të një precedenti: sezoni 2021/22. Edhe atëherë, pas 22 ndeshjesh, Interi kishte +5 pikë ndaj Milanit (53 ndaj 48), por “Djalli” fitoi titullin në javën e fundit. Sidoqoftë, në atë kampionat, duke llogaritur 22 javët e para reale, diferenca ishte vetëm 2 pikë për shkak të ndeshjes së shtyrë Bologna–Inter.

Precedentët historikë:
Napoli 2022/23 (+15 pikë)
Juventusi 2018/19 (+9), 2016/17 (+7), 2014/15 (+7), 2013/14 (+6)
Interi 2009/10 (+6), 2008/09 (+6), 2007/08 (+8), 2006/07 (+8).

 

The post Interi +8, shifrat thonë se është arratisje vendimtare për titullin. Por ai precedent me Milanin… appeared first on Telesport.