Cole Palmer po rifiton gradualisht formën e tij më të mirë. I lënë jashtë për pjesën më të madhe të sezonit për shkak të një dëmtimi në këmbë, mesfushori sulmues i Chelsea po rifiton qetësinë, duke dhënë asiste dhe gola, duke lënë pas një periudhë paksa zhgënjyese.
Anglezi 23-vjeçar 3 gola në pjesën e parëm në fitoren 3-1 kundër Wolverhampton dhe u shpall MVP i ndeshjes. Nën drejtimin e Liam Rosenior, “blues” po vazhdojnë një ngritje të ndjeshme në renditjen e Premier League, me katër fitore radhazi dhe trajneri i ri duket se është gjithnjë e më bindës.
Megjithatë, në janar qarkulluan thashetheme të shumta për largimin e mundshëm të Palmer drejt Manchester United. Por, pas fitores ndaj Wolves, vetë Cole Palmer theu heshtjen: “Të gjithëve u pëlqen të flasin budallallëqe. Unë nuk i kushtoj shumë vëmendje. Lexoj shumë gjëra, por unë jam mendërisht i fortë, kështu që nuk i kushtoj vëmendje“.
Më pas, Palmer dha një dedikim për trajnerin Liam Rosenior: “Ai na lejon të jemi vetvetja, të luajmë lirshëm. Dhe do ta shihni se çfarë do të bëj kur të jem 100% në formë fizike. Ai dhe stafi i tij na japin besim, në stërvitje, me taktikat dhe me mënyrën se si luajmë. Më pëlqen shumë kjo.”
The post Palmer: Shënova 3 gola por s’jam ende në formën më të mirë, nuk kam ndërmend të iki që këtu appeared first on Telesport.










