Supergoli i Szoboszlai nuk mjafton, Man. City me fitore të madhe në “Anfield” (video)

Supersfida e javës së 25-të në Premier League mes Liverpool dhe Manchester City, e luajtur në “Anfield”, është mbyllur 1-2 për “Qytetarët”. Një lojë e vakët dhe pa shumë raste nga të dy ekipet në pjesën e parë, gjë që e dëshmon edhe rezultati, 0-0.

Pjesa e dytë ishte shumë herë më e bukur. Sfida u zhbllokua në minutën e 74-të, ku Dominik Szoboszlai shënon një gol spektakolar me një goditje dënimi nga distanca.

Megjithatë, kundërpërgjigjja e “Qytetarëve” nuk vonoi dhe barazuan shifrat me Bernardo Silva-n, i cili shënoi pas asistit të Erling Haaland. Në minutat shtesë, Man. City gjen golin e avantazhit dhe fitores së madhe me Erling Haaland. Norvegjezi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, pas ndërhyrjes së gabuar të Alisson Becker ndaj Matheus Nunes.

Liverpool kërkoi me ngulm golin e barazimit në minutat e mbetura, Alexis Mac Allister iu afrua shumë golit të barazimit, por Gigio Donnarumma bëri një pritje të jashtëzakonshme. Rezultati final, 1-2. Man. City renditet i dyti por me vetëm 6 pikë më pak se Arsenal. Liverpool mbetet në vendin e shtatë me 39 pikë.

SHIKOGOLAT

The post Supergoli i Szoboszlai nuk mjafton, Man. City me fitore të madhe në “Anfield” (video) appeared first on Telesport.