Pas humbjes ndaj Augsburg dhe barazimit ndaj Hamburger SV, Bayern Munich është rikthyer te fitorja në Bundesligë, duke mposhtur 5-1 Hoffenheim, në sfidën e luajtur në “Allianz Arena”, e vlefshme për javën e 21-të. Bavarezët gjetën avantazhin në minutën e 20-të, falë penalltisë së shndërruar në gol nga Harry Kane.
Ishte Kevin Akpoguma, qendërmbrojtësi i Hoffenheim, që bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj lojtarit të fundit, Luis Diaz dhe u ndëshkua direkt me karton të kuq. I zakonshmi Kane tregohet i saktë nga 11-metrat. SHIKOPENALLTINE
Barazimi i përkohshëm miqve do të vinte në minutën e 35-të, ku pas një gafe fatale të Manuel Neuer dhe asistit të Fisnik Asllani, ishte Andrej Kramaric që dërgoi topin në rrjetë.
Përveç Asllanit, në fushë për Hoffenheim janë edhe dy shqiptarët e tjerë të Kosovës, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.
Në minutat shtesë, Bayern shënoi 2 gola të tjerë. Harry Kane sërish nga penalltia, e shkaktuar nga Albian Hajdari dhe më pas Luis Diaz, që shënoi golin e tretë, pas asistit të Harry Kane. Pjesa e parë mbyllet 3-1 për Bayern.
Në minutën e 62-të, një aksion model i bavarezëve, Harry Kane kroson për Michael Olise, ky i fundit asiston për Luis Diaz, kolumbiani shënon golin e dytë personal dhe të katërtin për Bayern. Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Luis Diaz kompletoi “hat-trickun” e tij dhe vulosi fitoren 5-1 për bavarezët.
Pas kësaj fitoreje, Bayern Munich ruan diferencën prej 6 pikësh nga Dortmund i vendit të dytë, ndërsa Hoffenheim renditet i treti.
The post Tre shqiptarët nuk ia dalin dot ta ndalin, Bayern rikthehet te fitorja dhe ruan diferencën ndaj vendit të dytë (video) appeared first on Telesport.










