Shumë zhurmë për asgjë në pjesën e parë, mungon goli në supersfidën Liverpool-Man. City

Pjesa e parë në “Anfield” në supersfidën e javës së 25-të në Premier League, Liverpool-Manchester City, është mbyllur 0-0. Një lojë e vakët dhe pa shumë raste nga të dy ekipet, gjë që e dëshmon edhe rezultati i 45-minutave të para.

Në minutën e 16-të, Manchester City pretendon për një penallti, pas kontaktit në zonë mes Ibrahima Konate dhe Omar Marmoush, arbitri vazhdon lojën. Në minutën e 42-të, ishtë radha e Liverpool për të pretenduar penallti pas një kontakti ems Bernardo Silva dhe Mohamed Salah, edhe në këtë rast arbitri vazhdon lojën normalisht.

Pjesa e parë mbyllet 0-0. Një statistikë interesante, Liverpool nuk bëri asnjë goditje në portë.

The post Shumë zhurmë për asgjë në pjesën e parë, mungon goli në supersfidën Liverpool-Man. City appeared first on Telesport.