Uuu çfarë gafe nga Neuer! Asllani asist, Bayern e mbyll në avantazh pjesën e parë falë dy penalltive (video)

Bayern Munich po përballet me Hoffenheim në sfidën përmbyllëse të javës së 21-të në Bundesligë. Pjesa e parë është mbyllur 3-1 për bavarezët, të cilët gjetën avantazhin në minutën e 20-të, falë penalltisë së shndërruar në gol nga Harry Kane.

Ishte Kevin Akpoguma, qendërmbrojtësi i Hoffenheim, që bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj lojtarit të fundit, Luis Diaz dhe u ndëshkua direkt me karton të kuq. I zakonshmi Kane tregohet i saktë nga 11-metrat. SHIKOPENALLTINE

Barazimi i përkohshëm miqve do të vinte në minutën e 35-të, ku pas një gafe fatale të Manuel Neuer dhe asistit të Fisnik Asllani, ishte Andrej Kramaric që dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGFAENENUER

Përveç Asllanit, në fushë për Hoffenheim janë edhe dy shqiptarët e tjerë të Kosovës, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.

Në minutat shtesë, Bayern shënoi 2 gola të tjerë. Harry Kane sërish nga penalltia, e shkaktuar nga Albian Hajdari dhe më pas Luis Diaz, që shënoi golin e tretë, pas asistit të Harry Kane. Pjesa e parë mbyllet 3-1 për Bayern.

The post Uuu çfarë gafe nga Neuer! Asllani asist, Bayern e mbyll në avantazh pjesën e parë falë dy penalltive (video) appeared first on Telesport.