Duke ditur se Raphinha mund të largohet në verë për shkak të ofertave të vazhdueshme tunduese nga Arabia Saudite, por edhe për të forcuar sulmin dhe për të përballuar sezonin e ngjeshur, Barcelona mund të bëjë një lëvizje surprizuese në merkato.
Mediet angleze zbulojnë se Barcelona ka piketuar Gabriel Martinelli-n si një përforcim i mundshëm për sulmin. Braziliani edhe pse ka humbur vendin e titullarit te londinezët, ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 1297 minuta lojë në total. Shifër që tregon efikasitetin e tij para portës.
24-vjeçari brazilian është i aftë të luajë në krah, por të jetë edhe një rrezik serioz në qendër të zonës së kundërshtarit. Vlera e kartonit të tij llogaritet te 45 milionë euro.
The post Barcelona i gjen konkurrent të fortë Raphinha-s, i vë syrin sulmuesit anësor të Arsenalit appeared first on Telesport.










