Tashmë nuk është më sekret që Enzo Fernandez është emri i parë në listën e Real Madridit për të forcuar mesfushën në verë. Argjentinasi është një lojtar kyç për “Blutë” dhe sigurisht largimi i tij do të jetë pak i vështirë.
“Fichajes” zbulon se Real Madrid po përgatit një propozim të bujshëm për londinezët: 60 milionë euro dhe Eduardo Camavinga në këmbim të Enzo Fernandez. Duke qenë se vlera e mesfushorit francez llogaritet te 80 milionë euro, oferta në total shkon te 140 milionë euro, afër asaj që pretendon Chelsea.
“Blutë” e vlerësojnë Enzo Fernandez 150 milionë euro dhe do të lejojnë largimin e tij vetëm për këtë shifër. Situata mund të ndryshojë, duke ditur që Camavinga prej kohësh është në radarin e “Bluve” dhe përfshirja e tij në këtë operacion mund të jetë pika kyçe për të arritur marrëveshjen mes palëve.
The post Real Madrid me propozim të bujshëm për Enzo Fernandez, miliona euro plus një lojtar appeared first on Telesport.










