Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një gazetar është kërcënuar përmes rrjeteve sociale në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se gazetari kërcënimin e ka marrë përmes rrjeteve sociale.
“Lagjja e Spitalit, Prishtinë 06.02.2026 – 15:03. Ankuesi mashkull kosovar (gazetar), ka raportuar e përmes rrjeteve sociale ka pranuar një mesazh kërcënues dhe fyes nga i dyshuari. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, është thënë në raport.










