Ndërrimi i komandës së Task Forcës së Aviacionit të KFOR-it, i pranishëm Josh Peterson

Ambasada Amerikane ka njoftuar se i Ngarkuari me Punë, Josh Peterson, mori pjesë të premten në ceremoninë e Transferimit të Autoritetit të Aviacionit të Task Forcës së KFOR-it.

Përmes një reagimi në rrjetin social, Facebook, nga Ambasada bën të ditur se falënderime iu shprehën komandantit në largim, nënkolonel Snook, dhe Task Forcës Griffin, për shërbimin dhe kontributin e tyre të përkushtuar në ruajtjen e sigurisë në Kosovë.

Po ashtu, u mirëprit komandanti i ardhshëm, nënkolonel Bryant, dhe Task Forca Blackjack, të cilët marrin përgjegjësinë për mbështetjen e aviacionit të KFOR-it, duke kontribuar në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.