Ka pamje që për tifozët e Milanit janë bërë të zakonshme; festa me tifozët, duartrokitjet, lojtarët që mbajnë ritmin, Allegri që futet shpejt në dhomat e zhveshjes, kokulur, duke fshehur buzëqeshjen. Pas fitores 3-0 në Bologna, Adrien Rabiot tha:
“Përshëndetje tifozë të dashur kuqezinj, ishte një fitore e bukur”. Milani e mbylli ndeshjen herët dhe u kthye menjëherë në Milano për të ndjekur programin. Stërvitje të enjten, pushim deri të shtunën. Të premten, më 13 shkurt, kampionati rifillon në transfertë ndaj Pisa.
Me 7 fitore dhe 5 barazime, ky Milan ka mbetur i pathyeshëm në 12 ndeshjet e para jashtë fushe, për herë të parë që nga sezoni 2004-2005. Së bashku me Bayern Munich, është një nga dy skuadrat e vetme ende të pamposhtura në transfertë në 5 kampionatet kryesore europiane.
Me 14 fitore dhe 8 barazime, Milani ka një seri prej 22 ndeshjesh pa humbje në Serie A, diçka që nuk ndodhte nga sezoni 1992-1993 me Fabio Capello (23). Sot mbrojtja kuqezi ka pësuar 17 gola në 23 ndeshje (0.7 për ndeshje), ndërsa në sulm spikasin Pulisic (8 gola) dhe Leao (7). Në vend të Bobanit të ri, sot është Modrić, në fund karriere, por ende kampion. Pas humbjes në debutim ndaj Cremonese, skuadra e Allegrit ka mbetur e pathyeshme.
Në javën e 23-të, Milani ka arritur 50 pikë, vetëm për herë të tretë në epokën e 3 pikëve për fitore. Kuqezinjtë kanë 15 pikë më shumë se sezonin e kaluar dhe një avantazh prej 7 pikësh nga vendi i pestë. Për ta ruajtur, duhet më shumë vazhdimësi ndaj skuadrave të vogla dhe më shumë nga Pulisic e Leao më 2026.
The post Si në kohët e Capellos… Milani i pathyeshëm prej 22 ndeshjesh, rekord historik appeared first on Telesport.










