Sfida ndaj Manchester City do të jetë një test shumë i rëndësishëm për Liverpool-in, sikurse ka deklaruar Arne Slot para superndeshjes së Premier League, që do të luhet të dielën pasdite: “City mbetet një forcë kryesore e kampionatit dhe do të jetë kështu gjithmonë.
Për ne është një tjetër moment për të parë ku jemi në rritje. E dimë sa e rëndësishme është të marrim rezultat, sidomos tani që ka nisur faza finale e sezonit dhe pikët vlejnë gjithnjë e më shumë”. Aktualisht, Guardiola është 8 pikë përpara në renditje, ndërsa City është 6 pikë larg Arsenalit kryesues.
Liverpool kërkon të rikthehet në zonën Champions. Momentalisht është i gjashti, vetëm 2 pikë pas Manchester United të vendit të katërt. Slot beson edhe te Florian Wirtz, i cili pas një fillimi të vështirë po tregon vlerat që e bindën klubin anglez ta blinte 100 milionë paund te Bayer Leverkusenit. Gjermani vjen me 6 gola në 10 ndeshjet e fundit. “Merita është kryesisht e tij, por trajneri duhet të insistojë. Vetëm kështu përmirësohen lojtarët”, – përfundoi Slot.
The post Slot, i matur para Liverpool–Manchester City: Sprovë e madhe, na tregon se ku jemi appeared first on Telesport.










