Falsifikim i votave, ndalohet një grua në Deçan

Pas autorizimit të Prokurorisë Themelore në Pejë për hetimet lidhur me procesin zgjedhor të numërimit të votave, një kryesuese është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Sipas tij, brenda afati ligjor prokurori shtetit do parashtroje kërkesë për sigurimin e prezencës në procedurë penale.

“Është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit edhe një kryesuese për rastin e procesit të numërimit të votimeve në Deçan. Brenda afati ligjor prokurori shtetit do parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës në procedurë penale”, ka thënë Nikçi.