Nëse te Real Madrid nuk kishte vend për të dhe ishte komplet në hije, Endrick po shkëlqen te Lyon, ku është i huazuar deri në fund të sezonit. Deri tani braziliani ka shënuar 5 gola, duke dhënë shkëndija që talenti nuk i mungon, por thjesht ka nevojë për besim dhe minutazhin e duhur, gjë që nuk ndodhi te Real Madrid.
Forma e mirë e treguar nga braziliani këtë fillim viti, ka ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha, së fundmi edhe të PSG-së. “Fichajes” zbulon se Luis Enrique e pëlqen shumë sulmuesin e ri brazilian dhe ka kërkuar nga drejtuesit transferimin e tij gjatë verës së ardhshme. Sipas raportimit në fjalë oferta fillestare e PSG-së mendohet të jetë rreth 100 milionë euro.
Megjithatë, duket shumë e vështirë që Real Madrid të heq dorë prej brazilianit kaq shpejt. Drejtuesit e “Los Blancos” janë të bindur në investimin që kanë bërë për të dhe që një ditë do t’i marrin frytet. Ajo që mund të thuhet me siguri është se Endrick do të jetë një nga protagonistët kryesor të verës së ardhshme.
The post Real Madrid nuk ka besim tek ai, PSG e gatshme të paguajë 100 milionë euro appeared first on Telesport.










