Juventus planifikon dy goditjet e para të verës, me kosto zero. Një nga rivalët dhe tjetri nga Premier League

Juventus ka filluar që tani të mendojë për merkaton e verës. “Corriere dello Sport” zbulon se bardhezinjtë duan të përforcohen me dy lojtarë me kosto transferimi zero, pasi iu mbarojnë kontratat në fund të këtij sezoni.

Emri i parë është qendërmbrojtësi i Bournemouth, Marcos Senesi, i cili nuk ka pranuar të rinovojë me klubin anglez dhe do të largohet si lojtar i lirë në verë. Për 27-vjeçarin ka interes të madh edhe nga Barcelona.

Emri i dytë është Zeki Çelik, kontrata e të cilit me Romën skadon në qershor të këtij viti dhe deri tani nuk ka shenja për rinovim mes palëve. Mbrojtësi i djathtë pëlqehet shumë nga Luciano Spalletti, këtë sezon ka treguar një formë shumë të mirë.

The post Juventus planifikon dy goditjet e para të verës, me kosto zero. Një nga rivalët dhe tjetri nga Premier League appeared first on Telesport.