Juventus planifikon merkato pa shumë buxhet për verën e ardhshme, synon 3 lojtarë me parametrin zero

Juventus po synon disa transferime falas në merkaton e verës që nis në qershor. Ndërsa emrat e lojtarëve më të bujshëm janë ato të: Celik, Senesi dhe Bernardo Silva.

Kjo do t’i japë mundësi klubi bardhezi që të përqendrohet te lojtarët që mund të nënshkruajnë menjëherë, pasi kontratat e tyre skadojnë në qershor.

Emrat më të nxehtë të Comolli përfshijnë mbrojtësin Zeki Celik, një mbrojtës i djathtë që luan me Roma; Marcos Senesi, mbrojtësi qendror argjentinas, kontrata e të cilit me Bournemouth skadon në fund të sezonit dhe Bernardo Silva, mesfushori portugez që pritet të largohet nga Manchester City.

Ky i fundit ndiqet me interes nga shumë klube, një lojtar që do të sillte kreativitet dhe përvojë në mesfushë.

The post Juventus planifikon merkato pa shumë buxhet për verën e ardhshme, synon 3 lojtarë me parametrin zero appeared first on Telesport.