Tre të arrestuar për pjesëmarrje në grup kriminal

Tre persona janë arrestuar në Gllogoc të mërkurën nën dyshimin për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal.

Policia ka kontrolluar tri lokacione dhe ka sekuestruar prova.

“Pas veprimeve policore ne bashkëpunim me Prokurorinë janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dhe janë kontrolluar tri lokacione të ndryshme, ku janë sekuestruar para të gatshme, një veturë, një sprej OC, shtëpiza kompjuterike, disa llaptopë, telefona mobil, etj”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.