Një person 86-vjeçar është gjetur pa shenja jete të mërkurën në Rahovec.
Siç ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj për Klankosova.tv, në vendin e ngjarjes ka dalë mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion si dhe është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, thotë Policia.










