Lëkundje toke në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë u regjistrua mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.

Epiqendra sipas të dhënave ishte në Greqi, pranë zonës së Kosturit, ndërsa lëkundjet kanë qenë të forta në zonën Hoçisht – Bilisht – Korçë.

Deri më tani nuk raportohen dëme materiale.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile tha se situata po monitorohet.