Pas dështimit për transferimin e Jean-Philippe Mateta, pasi francezi shfaqi probleme në testet mjekësore shtesë, Milan ka filluar të mendojë që tani për sulmuesin e ri që do të transferojë në verë.
Dëshira e madhe e Milanit është të transferojë sulmuesin e Fiorentinës, Moise Kean, i cili duket se është profili ideal për sistemin e Max Allegrit. Megjithatë, Fiorentina është e vendosur të lejojë largimin e sulmuesit 25-vjeçar vetëm për klauzolën e tij të largimit që është 62 milionë euro. Duke qenë se sulmuesi është nën kontratë deri në vitin 2029, drejtuesit e klubit vjollcë nuk janë aspak nën presion për largimin e tij gjatë verës së ardhshme.
Te Milan shpresojnë që të gjejnë një zgjidhje tjetër me një kosto më të ulët për Moise Kean, duke përfshirë dhe lojtarë të tjerë në shkëmbim. Në rast se nuk vjen Kean, objektivi i radhës është Dusan Vlahovic, i cili do të largohet si lojtar i lirë nga Juventus në fund të këtij sezoni. Por, për sulmuesin serb ka një interes të madh nga Barcelona dhe klubet e Premier League, gjë që ia bën më të vështirë Milanit ta bindë atë për të zgjedhur pra kuqezinjtë.
The post Pas dështimit të Mateta, Milan gjen sulmuesin e ri por ka një kosto të rëndë: 62 milionë euro appeared first on Telesport.









