Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka “goditur” degën e LDK-së në këtë komunë pas prishjes së koalicionit qeverisës.
Përmes një postimi në Facebook, Peci ka ironizuar me LDK-në.
“Me 3% nuk punon as iPhone-i”, thuhet shkurtimisht në postimin e Pecit në Facebook.
Peci kishte arritur marrëveshje me LDK-në për qeverisje komunale në Mitrovicë, mirëpo koalicioni është prishur pas pakënaqësive për emërimet në pozita të larta.










