Mesfushori i Milan, Adrien Rabiot, ishte protagonist me një gol dhe një asist në fitoren 3-0 ndaj Bologna. Duke folur për këtë triumf, mesfushori francez tha: “Loja ishte shumë e thjeshtë. Në fillim, nuk ishim në gjendje ta mbanim topin para nesh, por më pas fituam vetëbesim dhe mund të kishim shënuar në çdo moment”.
“Jemi të kënaqur me rezultatin, por mund të kishim bërë më mirë dhe të kishim shënuar më shumë në pjesën e dytë. Sidoqoftë, është një fitore që na jep vetëbesim. Nuk e di nëse është një muaj i vështirë; çdo ndeshje është e rëndësishme”, tha Rabiot.
“Ndërkohë, kemi marrë pikë dhe jemi në vendin e pestë, por do të mendojmë për Inter më vonë. Objektivi ynë minimal është vendi i katërt dhe kemi hapur një diferencë me Romën. Është një moment i mirë për ne, duhet të vazhdojmë kështu“, tha Rabiot.
The post Rabiot: Një fitore që na jep besim, jemi në një moment të mirë, të vazhdojmë kështu appeared first on Telesport.










