Jude Bellingham pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes kundër Rayo Vallecano, që e detyroi të linte fushën. Futbollisti anglez preku disa herë zonën e dëmtuar sapo mbërriti në stadium dhe gjatë nxehjes. Në minutën e 9-të, Bellingham ndjeu një therje në muskujt ishiokranialë të këmbës së majtë.

Disa orë më vonë, Real Madridi ia nënshtroi lojtarin një rezonance magnetike, e cila konfirmoi seriozitetin e problemit muskulor. “Pas ekzaminimeve të kryera nga shërbimet mjekësore të Real Madrid-it, te lojtari ynë Jude Bellingham është diagnostikuar dëmtim i muskulit semitendinoz të këmbës së majtë. Në pritje të ecurisë”, – thuhet në komunikatën zyrtare.

Gjithçka tregon se Bellingham, i cili kishte humbur edhe fillimin e kampionatit, pas operacionit në shpatull, mbas Botërorit të Klubeve në SHBA, nuk do të jetë i gatshëm kundër Valencia, Real Sociedad, Osasuna, Getafe dhe Benfica në Champions League.

Pas konfirmimit të dëmtimit, Bellingham publikoi dy foto me maskë oksigjeni, duke shkaktuar shqetësim, sidomos në median angleze. Ai i shoqëroi imazhet në Instagram dhe në aplikacionin e tij JB5 me mesazhin: “Jeta vazhdon”.
The post Jude Bellingham pozon me maskë oksigjeni, alarmohen tifozët e Real Madridit appeared first on Telesport.










