Allegri: Fitore me seriozitet, ishte e rëndësishme të arrinim kuotën e 50 pikëve

Massimiliano Allegri shijon fitoren 3-0 ndaj Bologna, por njëkohësisht u dërgon edhe një mesazh lojtarëve të tij. I intervistuar nga Dazn pas ndeshjes në “Dall’Ara”, trajneri kuqezi analizoi suksesin, ku diferencën e bënë sulmuesit: “Janë lojtarë me cilësi shumë të mirë. Ishte një ndeshje për t’u luajtur me seriozitet, sepse skuadrat pas nesh ishin afruar shumë. Një tjetër transfertë e vështirë kundër një Bologne të rrezikshme, djemtë ishin shumë të mirë në të dyja fazat”.

Allegri vlerësoi edhe pastërtinë teknike të skuadrës: “Ishte një ndeshje pozitive, edhe pse mund ta menaxhonim më mirë topin. Sonte luajtëm mirë sepse Loftus-Cheek dhe Nkunku bënë paraqitjet e duhura dhe gjetëm hapësira në thellësi e me topa të ulët”. Objektivi mbetet i qartë: “Ishte e rëndësishme të arrinim në 50 pikë, synimi ynë është të mbetemi në katërshen e parë. Edhe fakti që nuk pësuam gol është pozitiv”.

Sa i përket renditjes, Allegri thekson: “Është më e rëndësishme të shohim pas, sepse kampionati është ende i gjatë. Duhet të rikuperojmë lojtarë si Leao dhe Pulisic”. Trajneri vlerësoi edhe menaxhimin final të ndeshjes dhe shtoi: “Tani e shijojmë fitoren, por më pas duhet të mendojmë për Pisa dhe sprintin final të kampionatit”.

The post Allegri: Fitore me seriozitet, ishte e rëndësishme të arrinim kuotën e 50 pikëve appeared first on Telesport.