Ambasada e Zvicrës në Kosovë, ka ndryshuar lokacion.
Në njoftim thuhet se janë zhvendosur në rrugën Besa Imami 6, 10000, Prishtina.
“Jemi zhvendosur! Adresë e re: Rr. Besa Imami nr. 6, 10000, Prishtina Rruga është e re dhe mund të mos shfaqet në të gjitha hartat. “Besa Imami” kthehet nga Rruga Robert Doll menjëherë pas Raiffeisen Bank (Nr. 99) drejt kompleksit “Beni Dona”. Ambasada është 100 metra përpara në të djathtë. Për ta bërë vizitën tuaj edhe më të lehtë, mund të na gjeni në Google Maps”, thuhet në njoftim.










