Diego Simeone drejt largimit në fund të sezonit, Atletico ka në tavolinë 3 emra për trajnerin e ri

Fundi i këtij sezoni mund të shënojë fundin e Diego Simeone si trajner i Atletico Madridit, pas plot 15 sezonesh. Pavarësisht historisë që ka shkruar tek ky ekip, Diego Simeone është i vetëdijshëm që ciklit të tij i ka ardhur fundi dhe “Colchoneros” kanë nevojë për një frymë të re.

Të gjendur në këtë situatë, Atletico Madrid po shqyrton tre kandidatë, për të gjetur mes tyre zëvendësuesin ideal të Diego Simeone. Emri i parë në listë është ai i Marcelino García Toral, i cili po bën një punë të shkëlqyer me Villarreal dhe për momentin shihet si kandidati numër 1 për të zëvendësuar Simeonen, sipas medieve spanjolle.

Emri i dytë është Flipe Luis, ish-lojtari i Atletico Madridit, i cili tani po bën një punë shumë të mirë edhe si trajner, pavarësisht se është në fillim të karrierës. Flipe Luis fitoi në sezonin e fundit titullin kampion me Flamengon në Brazil dhe Kupën Libertadores.

Emri i tretë është Ruben Amorim, portugezi është i “papunë” pas shkarkimit gjatë këtij sezoni nga Manchester United dhe duket se është gati për të nisur një aventurë të re.

The post Diego Simeone drejt largimit në fund të sezonit, Atletico ka në tavolinë 3 emra për trajnerin e ri appeared first on Telesport.