Franco Mastantuono, 18 vjeç, mbërriti te Real Madridi verën e kaluar dhe po konsiderohet një nga perlat e klubit. Megjithatë, nga Argentina vjen një mesazh sfidues prej legjendës Mario Kempes, 71 vjeç, i cili i kërkon më shumë guxim. “Nuk është e lehtë, nuk është te River, nuk është te Boca…, është te Real Madridi.
Atje duhet të fitosh edhe në stërvitje. Mastantuono duhet të guxojë më shumë, të jetë më i guximshëm. Nëse e morën nga River për Real Madridin, ishte për shkak të formës që kishte. Sot ajo formë nuk duket në favorin e tij, nëse nuk e përdor nuk do të zgjasë shumë”, – tha Kempes.
Ai e krahasoi me stilin e Lamine Yamal: të marrë përsipër rrezikun, të përpiqet, të godasë nga jashtë zone, të sfidojë, të luajë me pasion dhe të sakrifikohet më shumë se Mbappé, Vinicius apo Rodrygo. Kempes theksoi se suksesi kërkon mentalitet në fushë dhe të qenit protagonist, jo thjesht aftësi fizike. “Duhet të besosh se mund të bëhesh lider, pa t’u rritur kurrë mendja”, – përfundoi ai.
The post Kempes fton Mastantuonon të guxojë si Yamal: Ndryshe, nuk do të zgjasë shumë te Real Madridi appeared first on Telesport.










